Nga Shqipëria / E Enjte 20 Korrik 2023, 23:11

Ricky Martin nuk ndahet dot nga Shqipëria: Do vij prapë, do vizitoj të gjithë vendin

Shqipëria i ka lënë mbresa të mira këngëtarit me famë botërore Ricky Martin. Pasi ndezi sheshin “Skënderbej” me muzikë, Ricky Martin nuk ka nguruar të japë një mesazh për të gjithë shqiptarët.

Ai falenderoi për mikpritjen e ngrohtë dhe i premtoi publikut shqiptar se do të vijë sërish në Shqipëri edhe pse kjo ishte hera e tij e parë që e vizitonte vendin.

“Dashurinë që kam parë në këtë qytet të bukur si Tirana është e mrekullueshme. Është shumë i mahnitshëm, shumë i ngrohtë, shumë i bukur. Kjo është hera ime e parë këtu, por nuk do të jetë e fundit. Unë do të kthehem sërish, ju premtoj që do ta bëjë këtë. Dua që të jem në të gjithë Shqipërisë. Ju duhet të jeni shumë krenar për këtë vend kaq të bukur. Unë do të shkoj përreth botës duke folur për Shqipërinë, ju premtoj”, deklaroi Ricky Martin.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Xing.al (@xing.al)