Nga Shqipëria / E Premte 21 Korrik 2023, 00:12

John Cena pjesë e filmit 'Barbie', pamja e tij i habiti të gjithë

John Cena është transformuar për filmin Barbie. Mundësi profesionist 46-vjeçar luan një sirenë me flokë bjonde, e njohur ndryshe edhe si “Kenmaid” dhe pamja e tij i ka lënë të gjithë pa fjalë.

Kampioni i mundjes foli për filmin në një videoklip të publikuar së fundmi nga prapaskenat e postuara nga Warner Bros. Ai u pa i veshur si personazhi “Kenmaid” gjatë intervistës teksa mbante paruke bjonde.

Cena shpjegoi se ai ishte “i mahnitur nga koncepti” i filmit.