Nga Shqipëria / E Premte 21 Korrik 2023, 11:11

Ricky Martin mbulohet me flamurin kuqezi dhe e puth, bën dhe shqiponjën me duar

Ricky Martin ka dhuruar një performancë spektakolare gjatë mbrëmjes së djeshme në sheshin “Skënderbej”. Artisti këndoi për publikun shqiptar këngët e tij më të njohura si "Livin la vida loca" apo "Un, dos, teres, Maria".

Ai shprehu dashurinë dhe vlerësimin e madh për vendin tonë, duke e cilësuar si një vend të bekuar, teksa premtoi se kjo nuk do të ishte hera e fundit që do të vinte në Shqipëri.

Gjatë performancës së tij, Ricky foli shqip duke i thënë të gjithë publikut: “Ju dua Tirana”. Një ndër momentet më emocionuese të koncertit ishte kur një fans i artistit i dhuroi atij flamurin kuq e zi, të cilin Ricky e mori në skenë duke e mbështjellë rreth vetes, më pas bëri simbolin e shqiponjës dykrenare dhe puthi flamurin.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Erion Veliaj (@erionveliaj)