Nga Shqipëria / E Premte 21 Korrik 2023, 16:04

Arrestohet 22-vjeçarja, i vodhi portofolin dhe sendet personale një gruaje në Tiranë

Një 22-vjeçare është arrestuar nga policia në Tiranë për grabitje.

E reja K. M., 22 vjeçe, banuese në Tiranë, asi në rrugën “Muhamed Deliu”, i ka vjedhur një shtetaseje, portofolin me sendet personale dhe një shumë parash.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.