Nga Shqipëria / E Premte 21 Korrik 2023, 16:04

Po zmadhonte të pasmet me operacion, vdes 22-vjeçarja

Policia është duke hetuar vdekjen e papritur të një 22 vjeçareje gjatë procedurës së zmadhimit të të pasmeve, nga një estetiste e pakualifikuar që raportohet se ishte mikesha e saj.

Mika Shabasova humbi jetën gati dhjetë minuta pasi i ishte dhënë anestetiku lokal në të pasme për nisjen e procedurës, sipas raportimeve vendase.

E reja vdiq para se të mbërrinte ambulanca në ambjentet e improvizuara në shtëpi të kirurgjisë të kozmetologes Uma M, e cila është vendosur tashmë në arrest shtëpie.

Estetistja kishte ofruar të kryente procedurën 200 dollarëshe pasi kishte kryer një kurs disa javor për fushën, thonë raportimet vendase. Ajo u tha hetuesve në Makhachkala, Rusi se kishe bërë disa injeksione anestezie lokale në lëkurën e viktimës dhe e kishte pyetur nëse kishte alergji.

Mediat vendase shkruajn‰ se estetistja është një ish-kameriere që nuk kishte liçencë për kirurgji estetike por kishte bërë kursin për të kryer ‘injeksione zmadhimi të buzëve, mollëzave apo të pasmeve”.

E reja kishte kryer dhe më parë procedura estetike në fytyrë, por siç raportohet me anestetikë të tjerë. Policia është duke marrë në pyetje të njohurit e viktimës.