Nga Shqipëria / E Shtunë 22 Korrik 2023, 17:05

Njerëzit lavdërojnë Georginën për videon ku e përplasin dallgët, ja arsyeja pse

Georgina ka publikuar një video nga pushimet me Ronaldon dhe fëmijët. Modelja shfaqet në momente kur përplaset nga dallga dhe bie disa herë duke qeshur.

Video ka arritur mbi 3 milion pëlqime dhe komentet si rrallëherë kanë qenë pozitive. Njerëzit e kanë lavdëruar Georginën për faktin që është treguar kaq natyrale dhe ka postuar këtë video duke mos nxjerrë vetëm momentet ku shfaqet bukur.

"Është gjëja më e natyrshme që kam parë tek ajo që kur është bërë personazh publik", shkruan një komentuese. "Është e madhe që e ka ndarë këtë, shumica e të famshëmve nuk do ta ndanin kurrë atë moment", shkruan një tjetër. "Më duhet të duartrokas për postimin e saj. Kjo është arsyeja pse je një mbretëreshë, pa frikë për të na treguar të gjithëve se edhe ti je një vajzë normale", komenton një ndjekës tjetër.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Georgina Rodri?guez (@georginagio)