Nga Shqipëria / E Diel 23 Korrik 2023, 14:02

Deklarata e saj po bën xhiron e rrjetit, ju shpjegojmë si e ndihmoi vaji i kanabisit Diolën të mbetej shtatzënë!

Diola Dosti e ftuar në “S’e luan Topi”, bëri një deklaratë që orët e fundit po bën xhiron e rrjeteti. Diola u shpreh se është pro legalizimit të kanabisit medicinal në vendin tonë. Ajo ka treguar dhe një eksperiencë të sajën, kur ka provuar vajin e kanabisit, duke mos e ditur që ka efekt afrodiziak dhe mbeti shtatzënë.

"Unë e kam provuar kanabisin, në vende ku lejohet. Flas për atë në formë vajore sepse nuk kam tymosur asnjëherë. Ka qenë vaj medicinal. Kisha lexuar që të rrit kreativitetin dhe në atë kohë po bëja linjën time. Por përveçse bëra formulën, ngela dhe shtatzënë kur e provova. Pra, pati efekt në këtë anë. Nuk e kisha lexuar që kishte efekt afrodiziak se nuk do e provoja. Tek unë e dha këtë efekt. Flasim gjithmonë për atë medicinalin. Jam pro legalizimit të pjesës medicinale. Vajza e tretë ka ardhur si pasojë e vajit të kanabisit", tregoi Diola.

Por a ka vërtetë vaji i kanabisit efekt afrodiziak?

I stigmatizuar prej kohësh për shkak të efekteve të tij psikotrope, kanabisi është përdorur që nga fillimi i kohës nga popullatat indigjene. Virtytet e tij medicinale ende nuk kuptohen nga Perëndimi për shkak të reputacionit të tij të keq. Megjithatë, kanabisi, dhe më veçanërisht cannabidiol, sipas shumë opinioneve, ka përfitime reale në trup. Sot gjendet në disa forma si lule, vaj ose balsam.

Ndikimi i vajit të kanabisit në seksualitet nuk është i drejtpërdrejtë. Në të vërtetë ai  vepron kryesisht mbi faktorët përgjegjës për dështimin e dëshirës seksuale dhe në veçanti janë stresi, ankthi, ushqimi, oreksi, lodhja.

Të gjithë këta parametra luajnë sa më shumë në trup dhe në mendje dhe kanë një tendencë për të frenuar dëshirat seksuale. Prandaj duke vepruar drejtpërdrejt në këta faktorë vaji i kanabisit mund të zgjojë epshin.