Nga Shqipëria / E Diel 23 Korrik 2023, 15:03

Ivanka Trump vjen me pushime në Sarandë (Foto)

Vajza e ish-Presidentit amerikan Donald Trump ka ardhur në Shqipëri. Ivanka ka zgjedhur Sarandën për pushimet verore.

Një foto që po qarkullon në rrjete sociale tregon Ivanka Trump në ambientet e një hoteli në Sarandë, e veshur me një fustan të gjatë blu teksa në dorë mban një kapele.

Ka qenë Ildiko Varga një mikeshë dhe mbështetëse e Donald Trump që ka shpërdarë fotot duke shkruar se ndodhet në rivierën shqiptare dhe është surprizuar kur ka parë Ivankën.

Burimi: Tirana post