Nga Shqipëria / E Diel 23 Korrik 2023, 18:06

Martohet modelja e njohur shqiptare, pamjet nga ceremonia përrallore

Është martuar të premten në një ceremoni përrallore modelja shqiptare Bleta Gashi. Ceremonia është zhvilluar në jug të Italisë, në një nga zonat më të bukura, njëherësh më luksoze.

28-vjeçarja ka publikuar disa foto nga dasma ku shfaqet shumë elegante me fustanin e nusërisë.

Nuk dihet shumë për partnerin e Bletës, ai besohet të jetë sipërmarrës zviceran.

Kujtojmë se Bleta e nisi karrierën rreth 10 vite më parë si modele e miss në gara të ndryshme. Prej disa kohësh, ajo është më e distancuar duke zgjedhur një profil më të ulët.