
Operatori i emisionit investigativ Stop, në Tv Klan, Gert Hoxha u shua tragjikisht një natë më parë në një aksident të ndodhur në Përmet. 45-vjeçari vdiq në aksident me motor.
Motori ishte një prej pasioneve të tij më të mëdha, së bashku me pasionin për kameran, që e kishte profesion prej më shumë se 20 vitesh. Prej gati 9 vitesh ishte pjesë e stafit të emisionit Stop.
Fjalët më të dhimbshmet vijnë nga bashkëshortja e tij, e cila shkruan: “Me hidhërove shpirtin, më ke këputur zemrën, s’mund ta besoj që më le të vetme mua dhe gocat, është e padrejtë. Me hidhërim të thellë lajmëroj miqtë, të afërmit që Gerti ka ndërruar jetë.”
Gert Hoxha po kthehej nga Përmeti drejt Tiranës ku jetonte, kur dyshohet se ra në një skarpat prej 20 metrash. Ai lë pas bashkëshorten, dy vajzat 10 dhe 14 vjeçe, prindërit dhe motrën e madhe.