Nga Shqipëria / E Hënë 24 Korrik 2023, 17:05

Einxhel zbulon për herë të parë arsyen e sherrit me Beniadën: Më ngeli hatri, ajo insistonte jashtë mase

Einxhel Shkira dhe Beniada Nishani, pas përfundimit të BBV1 i ndanë rrugët me njëra-tjetrën dhe nuk u panë më bashkë. Megjithatë pas një kohe që nuk flisnin me njëra-tjetrën, vajzat tashmë janë sërish shoqe.

Einxhel në një intervistë për “Prive” ka zbuluar për herë të parë arsyen e sherrit me Beniadën.

“Hapin e para e hodhi Beniada. Unë jam një natyrë që fal. Por kur mërzitem me njerëzit që dua shumë e kam të vështirë të rikthehem, e mbaj distancimin. Por, Beniada ka insistuar jashtë mase shumë sepse ndarja jonë nuk ka ardhur prej meje ose saj, ka ardhur sepse unë u mërzita nga komentet që mamaja e saj kishte bërë kur unë kam qenë në “BBV”. Dhe sigurisht më ngeli hatri dhe kam pritur që në fillim t’më kontaktonte të më thonte “Ej e di çfarë ka bërë mami po varja”. Nuk ndodhi, ndodhi më vonë. Jemi shumë mirë, aty ku e kishim lënë,”-tha Einxhel.