Nga Shqipëria / E Hënë 24 Korrik 2023, 17:05

Modelja e njohur heq implantet e gjoksit dhe vitheve, transformimi i pabesueshëm: U lodha me këtë pamje

Një transformim të pabesueshëm ka vendosur të ndërmarrë modelja dhe aktorja e njohur amerikane Blac Chyna. 35-vjeçarja i është nënshtrua një operacioni për të hequr implantet e gjoksit dhe vitheve duke vendosur t'i japë fund epokës së saj me forma të rrumbullakosura.

Chyna, emri i vërtetë i së cilës është Angela White, e filloi transformimin e saj disa muaj më parë. Ajo hoqi injeksionet e silikonit në të pasmet e saj dhe gjithashtu bëri më shumë operacione plastike për të hequr të dy implantet e gjoksit.

Në mars, Chyna ndau një video në Instagram ku shprehej: “Unë dua t’ju them të gjithave ju të mos bëni injeksione silikoni sepse mund të sëmureni, mund të vdisni, të keni komplikime.”

Modelja shtoi se arsyeja kryesore pse e bëri këtë ndryshim ishte: “Së pari, jam e lodhur nga pamja. Më ndryshoi krejtësisht fytyrën dhe jam gati të kthehem te Angela.”

Kujtojmë që Blac Chyna është shumë e njohur nga lidhja me Rob Kardashian, vëllain e Kim Kardashian.