Nga Shqipëria / E Martë 25 Korrik 2023, 12:12

E rëndë/ Mbytet 20-vjeçari në plazhin e Velipojës

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mëngjesin e kësaj të marte në Velipojë ku është mbytur një 20-vjeçar.

Nga të dhënat e para mësohet se i riu ka dalë nga uji në gjendje të rënduar shëndetësore.

Menjëherë ka mbërritur ambulanca e Velipojës duke i dhënë ndihmën e parë, por 20-vjeçari nuk ka mundur dot të mbijetojë.

Paraprakisht dyshohet se 20-vjeçari ka humbur jetën nga arresti kardiak, ndërsa do të jetë ekspertiza mjeko-ligjore që do të përcaktojë shkakun e vdekjes.