
Njoftuan fejesën e tyre në muajin mars, por tani i kanë dhënë fund. Rosalia dhe Rauw Alejandro janë ndarë pas më shumë se tre vitesh së bashku.
Lajmin e konfirmojnë burime për revistën “PEOPLE”, të cilët thonë se pavarësisht dashurisë dhe respektit që këngëtarët kanë për njëri-tjetrin, të dy kanë rënë dakord t’i japin fund fejesës.
Rosalía dhe Alejandro, të dy 30 vjeç, u lidhën për herë të parë në gusht 2021 dhe u bënë publike romancën e tyre muajin e ardhshëm në mediat sociale.