Nga Shqipëria / E Martë 25 Korrik 2023, 23:11

'I uroj çdo gruaje një Luiz në jetën e tyre', Kiara e emocionuar nga dedikimi i bashkëshortit

Luiz Ejlli ka gati këngën e tij të re që është një dedikim për partneren Kiara Tito. Ai ka postuar një video romantike, ku shfaqet krah moderatores, e cila mban në qafë varësen që këngëtari i ka dhuruar gjatë qëndrimit në shtëpinë e “Big Brother VIP 2”. 

“Kiara, shpirtin ty ta fala dhe më doli fjala, Ti e di je thesari im, Kiara, shpirtin ty ta fala”, janë disa nga vargjet e këngës që pritet të publikohet së shpejti.

Kiara është shprehur e emocionuar për këtë dedikim dhe i uron çdo gruaje të ketë një Luiz.

"Faleminderit që më bën të lumtur, çdo ditë. I uroj çdo gruaje një Luiz në jetën e tyre. E jotja përgjithmonë", shkruan Kiara.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Luiz Ejlli (@itsluizejlli)