Nga Shqipëria / E Enjte 27 Korrik 2023, 10:10

Megi Pojani dhe Endri Çekiçi fotografohen për herë të parë së bashku në Tiranë

Prej disa kohësh Megi Pojani dhe Endri Çekiçi janë duke shijuar lidhjen e tyre të dashurisë, ndonëse nuk kanë preferuar ta konfirmojnë publikisht. 

Tashmë që janë bashkë e vërteton edhe fakti që dyshja janë fotografuar me njëri-tjetrin në Tiranë. “Iconstyle” ka siguruar disa foto ekskluzive të çiftit në kryeqytet.

Siç edhe e shikoni nga imazhet Megi dhe Endri duken të pashqetësuar teksa janë duke ecur. Ata janë veshur me të njëjtat ngjyra, bardh e zi, teksa ecin përkrah njëri-tjetrit.