
I ftuar në “Shqipëria Live” Shkëlqim Balili, mjek obseter gjinekolog ka folur në lidhje me vështirësitë që çiftet shqiptare hasin për të mbetur shtatzënë. Mjeku tregoi se problemi më i madh është tek meshkujt sesa tek femrat.
Gjinekologu u ndal në statistika që sipas tij tregojnë që meshkujt shqiptarë janë problematikë në riprodhim. Ai tha se ata e kanë spermën të dobët dhe jo shumë të shëndetshme.
“Meshkujt shqiptarë kanë probleme me spermën, 4 në 10 shqiptarë janë të paaftë për të riprodhuar”, tha mjeku Balili.