Nga Shqipëria / E Enjte 27 Korrik 2023, 22:10

E mohoi prej vitesh, Kylie Jenner pranon se ka bërë gjoksin: Jam penduar

Kylie Jenner më në fund pranoi se ka bërë një operacion për rritjen e gjoksit. 25-vjeçarja kishte këmbëngulur më parë se nuk kishte bërë kurrë një operacion të tillë, duke pretenduar se kishte vetëm ‘fillers’ (injektime të përkohshme).

Por, ndërsa fliste me shoqen e saj të ngushtë Anastasia ‘Stassie’ Karanikolaou në episodin e ri, të The Kardashians, ajo më në fund rrëfeu se kishte bërë gjoksin e saj në moshën 19-vjeçare dhe pranoi se është penduar që i është nënshtruar procedurës.

“E kam bërë gjoksin para se të lindja Stormin. Brenda gjashtë muajve pasi kisha Stormi, duke mos menduar se do të kisha një fëmijë kur të isha 20 vjeç, ata ende po shëroheshin”, pranoi Kylie.

Ajo shtoi: “Kam pasur gjokse të bukura, natyralë, thjesht të mrekullueshëm, madhësi perfekte, gjithçka perfekte, dhe thjesht doja që të mos i kisha bërë kurrë atëherë.”

“Unë do t’i rekomandoja kujtdo që po mendon ta bëjë të presë derisa të ketë fëmijë,” shtoi ajo, përpara se të tregonte se si pikëpamjet e saj për kirurgjinë plastike kanë ndryshuar tani që ajo është nënë.

“Por, padyshim që kam edhe një vajzë. Do të më thyhej zemra nëse ajo do të dëshironte të bënte trupin e saj në moshën 19-vjeçare”, pranoi Kylie.