Nga Shqipëria / E Premte 28 Korrik 2023, 16:04

Ndërpritet koncerti i Mozzikut në Gjilan, dikush hedh granatë dore

Është ndërprerë mbrëmë koncerti i reperit Mozzik në Gjilan, pasi dikush dyshohet se ka hedhur granatë dore para lokalit ku ka kënduar artisti.

Kjo është konfirmuar nga vëllai i reperit, Getinjo.

“Përshëndetje Gilan i dashur. Sonte patum me këndu, ke tu pëlcit full full. Na falni krejtve që nuk mujtum me e vazhdu programin, se dikush e ka gjujt një granatë dore para lokalit, po shyqyr Zotit nuk ka shpërthye granata, por policia e ka pas të obligueshme me blloku krejt vendin dhe me i qit krejt njerëzit jashtë”, tha ai në një video të publikuar në Instagram.