Nga Shqipëria / E Shtunë 29 Korrik 2023, 13:01

Media britanike flet për Dua Lipën, por ngatërron Shqipërinë me Kosovën

Dua Lipa ka ardhur në Shqipëri për të shijuar disa ditë pushime. Këngëtarja ka postuar disa foto nga bregdeti shqiptar, që kanë marrë vëmendjen e të gjithëve pasi shkruan: "Home (shtëpi)".

Mirëpo, vendndodhja e Duas është ngatërruar nga prestigjiozja britanike “Daily Mail” e cila ka shkruar se Dua ka nisur pushimet në Kosovë.

"Dua Lipa shkëlqen në fotot gjatë perëndimit teksa është kthyer në Kosovë pas turneut të Barbie", shkruan Daily Mail ndërkohë që Kosova nuk ka det, por një reliev të mrekullueshëm malor.