
Capital T emri i vërtetë i të cilit është Trim Ademi së fundmi ka zgjedhur ti përgjigjet një herë e mirë pyetjes nëse është në një lidhje apo jo. Këngëtari ka pranuar se është në një lidhje dashurie dhe e dashura për të është “më e bukura në botë”.
Trimi e ka cilësuar lidhjen si marrëdhënia e tij më e ngrohtë dhe e përzemërt që ka provuar duke treguar se është shumë serioze dhe mendon pse jo të martohet.
Ndonëse nuk ka plane të afërta për martesë ai tregon se asnjëherë nuk lidhet me një vajzë nëse nuk është i bindur për diçka afatgjatë.
Ndër të tjera në intervistën e dhënë për “Radio Dukagjinin” Trimi ka thënë që ndihet i bekuar dhe shumë i kënaqur.
“Kam të dashur dhe për mua është më e bukura në botë, e kam vetëm për vete nuk dua ta bëj publike është goxha lidhje serioze dhe në koncertin që unë po përgatis vajza në fjalë do të jetë e pranishme”- u shpreh Capital T.
Kujtojmë që prej kohësh Capital T përflitet për një lidhje me Adrola Dushin dhe fakti që thotë se është më e bukura në botë i shton më shumë dyshimet pasi Adrola është vërtet një bukuri.