Nga Shqipëria / E Shtunë 29 Korrik 2023, 13:01

'A ma mirë ktu a atje?', Dua Lipa bën pyetjen e famshme nga pushimet në Shqipëri

Dua Lipa po shijon pushimet në Shqipëri duke publikuar disa foto që kanë marrë vëmendjen. Ndërsa ekspozon disa prej momenteve në bregdetin e kristaltë të Jonit, ajo ka bërë edhe një pyetje. 

“A ma mirë ktu a atje?”, shkruan Dua që është pyetja e ‘e famshme’ që shqiptarët u bëjnë emigrantëve tanë që jetojnë në vende të ndryshme të botës.

Ende nuk dihet se kush e shoqëron në këto pushime Duan, ndërsa ditë më parë ishte me të dashurin e saj, Romain Gavras në Greqi.