
Në një intervistë për "Radio Dukagjinin", Capital T pranoi për herë të parë se është në një lidhje dashurie. Pa zbuluar identitetin e vajzën që ia ka vjedhur zemrën ai tha se për të ajo është më e bukura në botë. E dashura e Capital T do jetë edhe tek koncerti që ai do të mbajë në Prishtinë.
Kujtojmë që prej kohësh Capital T përflitet për një lidhje me Adrola Dushin.
Vetëm disa orë pas deklaratës së reperit, modelja ka ndarë në Instagramin e saj një postim të Capital-it ku duket posteri reklamues i koncertit të tij duke i shtuar më shumë dyshimet se është ajo vajza me të cilën është lidhur reperi.