Nga Shqipëria / E Shtunë 29 Korrik 2023, 23:11

E rëndë në Maliq/ Burri vret gruan, trupin ia hedh në gropën e ujërave të zeza

Një vrasje raportohet të ketë ndodhur në fshatin Zëmblak në Maliq. 55-vjeçari Gjergji Mullalli mësohet se ka vrarë mbrëmjen e sotme, bashkëshorten e tij shtetasen Luiza Mullalli (Ferati) 46 vjeç. Viktima është gjetur nga familjarët në një gropë septike pranë banesës private ku ata jetonin.

Çifti Mullalli ishin në proces divorci. Të martuar 25 vite më parë ata janë prindër ë 3 fëmijëve, 2 vajzave dhe 1 djali, përkatësisht 24, 23 dhe 21 vjeç. 

Policia e Korçës në një njoftim paraprak bëri me dije se autori i krimit është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e tij.

Njoftimi i Policisë:

Maliq/Informacion paraprak

Më datë 29.07.2023, rreth orës 20:40, në fshatin Zëmblak, Maliq, në një gropë septike pranë banesës së saj, është gjetur e pajetë, shtetasja L. M., 46 vjeçe.

Nga hetimet paraprake të kryera dyshohet se autori i dyshuar i kësaj ngjarjeje është bashkëshorti i saj shtetasi Gj. M. Nga ana e Policisë janë ngritur grupe kontrolli me qëllim kapjen e tij.

Në lidhje me mjetet që janë përdorur në krim dhe rrethanat e mëtejshme, do ju informojmë pas këqyrjes së trupit të viktimës.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Burimi: tvklan.al