Nga Shqipëria / E Diel 30 Korrik 2023, 15:03

Është ndarë nga bashkëshorti? Adelina Tahiri i thotë të gjitha

Martesa e këngëtares Adelina Tahirit ishte prej kohësh në fokus të mediave, pasi pak kohë më parë ajo pranoi se po përjeton një krizë. Prej asaj kohe dyshja nuk janë parë bashkë dhe mediat referuar kësaj deklarate aluduan vazhdimisht për ndarje.

Por ditën e djeshme, me një foto Adelina i tha të gjitha dhe i dha fund këtyre thashethemeve duke zbuluar se marrëdhënia e saj me avokatin e njohur maqedonas po ecën për mrekulli.

Në foton në fjalë, këngëtarja shfaqet nën shoqërinë e bashkëshortit, prindërve të saj dhe motrës. 

“Koha për familjen”, ka shkruar Adelina bashkëngjitur me foton gjatë pushimeve.