Nga Bota / E Martë 6 Shkurt 2018, 18:06

E ardhmja është këtu: Syzet që fotografojnë me një të shkelur syri së shpejti në treg

Vitin e kaluar Google hodhi në treg Google Glass, të cilësuara si syzet inteligjente që ishin të pajisura me kamerë dhe asistent. Por pavarësisht idesë së re, ajo u cilësua si një dështim nga ana e kompanive dhe nuk u prodhua më. Por edhe pse ajo pajisje nuk ekziston më, ideja e syzeve inteligjente që të lejon të filmosh gjëra vazhdon të mbesë.

Së fundmi një kompani japoneze ka lajmëruar se ka ndërmend të krijoj disa syze që janë të pajisura më një pajisje sa një usb, që të lejon të fotografosh gjithçka thjesht duke shkelur syrin.

Tashmë mund të fotografoni momentet tuaj më të bukura pa pasur nevojën të nxirrni telefonin thjesht, duke shkelur syrin.

Kjo ide ende është e pazhvilluar duke qenë se kompania nuk ka ende fondet e nevojshme për ta krijuar. Por sipas ekspertëve kur të kemi versionin përfundimtar, do të mundemi ti shkarkojmë fotot në celularin tonë nëpërmjet Bluetooth, dhe kjo pajisje do kushtoj diku tek 187 dollar.