
Prej disa ditësh ka qarkulluar në mediat e huaja lajmi se Wanda Nara vuante nga leucemia. Modelja ka qetësuar ndjekësit teksa zhvilloi një bashkëbisedim virtual me fansat, të cilët e pyetën për shëndetin e saj:“Si ndihesh? Në televizor kanë thënë që po shkon për kurim, ku?”.
“Unë nuk do të shkoj për trajtim në asnjë vend. Do të shoqëroj Mauron”, u përgjigj ajo.
Partneri i saj, Mauro Ikardi, së fundi nënshkroi për klubin turk Galatasarai, ku e kaloi sezonin e kaluar në formë huazimi dhe si rrjedhojë ajo konfirmoi se do t’i bashkohet në rrugëtimin e tij të ardhshëm.“Stamboll”, ishte përgjigja e saj kur u pyet se cili është destinacioni i saj i radhës.
Sa i përket lajmeve se është me leucemi, ajo shtoi: “Gënjeshtra janë thënë shumë, flasin dhe thonë gjëra që nuk janë të vërteta pa marrë parasysh që flasin për jetën e dikujt tjetër.”