Nga Shqipëria / E Hënë 31 Korrik 2023, 01:01

Rrëfimi i Genc Fugës pak kohë më parë: Mezi presim daljen e rrogës në fund të muajit

Mbrëmjen e të shtunës, Eni Jani njoftoi se Genc Fuga ka pësuar një goditje në tru dhe i duhet t'i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale. Eni kërkoi ndihmën e kolegëve por dhe të gjithë atyre që munden të solidarizohen për të përballuar këtë shifër për operacionin. Dhe në kohë rekord shuma është siguruar.

Aktori i mirënjohur ka qenë i ftuar në emisionin 'Glamour Zone' pak muaj më parë ku gjatë intervistës ai shpjegoi për herë të parë situatën e vështirë ekonomike.

Pjesë nga biseda në emisionin ‘Glamour Zone’ në Rtv Ora:

Ester Bylyku: Cila është prova më e madhe e dashurisë që t`i i ke dhënë gruas tënde?

Genc Fuga: Është gati një mision i pamundur që të jesh një çift krijuesish dhe interpretuesish në Shqipëri. Nuk e di si i gjejmë forcat në fund të muajit që presim daljen e rrogës së radhës.

Ester Bylyku: Cili ka qenë momenti që ajo të ka mbështetur më shumë se kurrë?

Genc Fuga: Unë fsheh paaftësinë time si kryefamiljar në sigurimin e të ardhurave. Eni duhet të fsheh pasigurinë time në sy të vajzave dhe pjesës tjetër të familjes. është një sakrificë, është një rol mbi rol që duhet të luajmë çdo fund muaji.