
Keisi ka rrëfyer në episodin e ri të “Kepit të VIP-ave”, se nuk ka asnjë raport me partneren e babait të saj, Sabianit. E pyetur nëse partnera e Sabianit bëhet xheloze për raportin e tij me ish-bashkëshorten, pra mamanë e Keisit, ajo u shpreh:
“Po atë se di unë, se mos kam unë ndonjë raport me atë që ta di. Jo, s’kam asnjë raport. Fare!”
Pak kohë më parë Keisi ka rrëfyer si kurrë më parë edhe marrëdhënien me nënën e saj. Keisi tha në ‘Ëhy Not’ tha se marrëdhënia me nënën e ka shumë të ngushtë, ashtu si dhe me Sabianin por kjo e fundit nuk dëshiron të bëhet pjesë botës së showbizit, ndaj dhe nuk flet shumë për të.
"Është e njëjtë si ajo me Sabianin, por thjesht duke qenë se nuk është pjesë e botës së televizionit kam dashur ta lë si mënjanë, pasi nuk ka qejf që të dalë nëpër portale. E lë mënjanë, pasi dua që ajo të ketë qetësinë e saj, e kam si motër. Jam rritur me dashuri shumë të madhe, babi dhe mami janë 24 orë pas meje."
Çfarë ke marrë nga mami?
"Nuk e di saktë se çfarë kam marrë por, të dy janë me sy jeshil unë i kam bojëqelli, mami ka hundën e vogël po ashtu dhe babi. Mund të them se kam marrë më të mirën nga të dy."
Sabiani e takon mamin?
"Normal që po, kanë një marrëdhënie shumë të mirë, si rrallëherë ndodh në Shqipëri. Kanë respekt për njëri-tjetrin e kanë pasur gjithmonë, ai është një baba perfekt, kujdeset dhe për mamin tim. Është një kryefamiljar perfekt."