
Pas ndërhyrjes së parë urgjente në një prej spitaleve private të Tiranës, bashkëshortja e artistit Genc Fuga ka treguar për “Iconstyle” se ai i është nënshtruar sot ndërhyrjes së dytë në kokë. Momentalisht, Genci ndodhet në sallën e operimit ku në proces e sipër do t’i bëhen edhe dy hapje të tjera në kokë, për shkarkimin e edemave.
“Iconstyle” mëson se operacioni i parë shkoi mirë dhe gjendja e aktorit ka qenë e qetë, deri në këtë operacion të dytë, që pritet të ndihmojë më tepër gjendjen e Fugës.
Dy ditë më parë Eni Jani njoftoi se Genc Fuga ka pësuar një goditje në tru dhe i duhej t'i nënshtrohej një ndërhyrjeje kirurgjikale. Eni kërkoi ndihmën e kolegëve por dhe të gjithë atyre që munden të solidarizohen për të përballuar këtë shifër për operacionin. Teksa shpresojmë që operacioni të shkojë mirë dhe gjendja e tij të stabilizohet sa më shpejt, ky është linku i llogarisë GoFundMe, për këdo që dëshiron të kontribuojë për artistin.