
Cardi B u bë virale së fundmi me videon ku shfaqej duke i gjuajtur me mikrofon spektatores që i hodhi ujë. Veprimi i reperes është denoncuar tek autoritetet.
Sipas “TMZ”, një grua që po qëndronte pranë personit që gjuajti reperen ka deklaruar se mikrofoni i Cardi e preku edhe atë. Policia e Las Vegasit është shprehur se gruaja e ka denoncuar për sulm. Emri i saj nuk dihet, por ka thënë se “është goditur nga një objekt i hedhur prej skenës” gjatë një koncerti të së shtunës.
Në disa video, duket mikrofoni që godet personin që vërviti pijen, por bën rikoshet dhe kthehet drejt gruas që qëndron ngjitur me të.