
Bebe Rexha ka konfirmuar ndarjen nga Keyan Safyari. Dyshja i kanë dhënë fund pas 3 vitesh lidhje. Teksa ishte duke performuar në Londër, Bebe shpërtheu në lot dhe tha: “Sapo kalova një ndarje, ndaj mund të jem pak e ndjeshme dhe ju duhet të më ndihmoni”.
Thuhet se arsyeja e ndarjes janë komentet e Keyan për peshën e saj. Bebe publikoi në rrjete sociale pak kohë më parë disa mesazhe ku Keyan i thonte sesi fytyra e saj kishte ndryshuar pasi kishte shtuar në peshë.
“Ti shtove 15 kg dhe sigurisht, more peshë dhe fytyra të ndryshoi. Duhet të shtirem sikur kjo s’ka ndodhur dhe është okay?”, shkruante ai.