Nga Shqipëria / E Martë 1 Gusht 2023, 12:12

Nuk pinte ujë dhe hante vetëm fruta, vdes nga uria influencerja

Një influencere me një dietë strikte raportohet të ketë ndërruar jetë si pasojë e urisë. Zhanna Samsonova, një ruse e shpërngulur në Azinë juglindore ndiqte një regjim ushqimor strikt prej 10 vjetësh i cili konsistonte në fruta, filiza luledielli, smoothie frutash dhe lëngje. Gjithashtu, kishte periudha kur 39-vjeçarja praktikonte “agjërimin e thatë”, gjatë së cilave nuk hante apo pinte për ditë me radhë.  Samsonova kishte mbi 6 vjet që nuk pinte ujë dhe e kishte zëvendësuar me lëngjet e frutave.

Influencerja me 10 mijë ndjekës në Instagram, ndërroi jetë nga një infeksion i ngjashëm me kolerën që u fuqizua nga “rraskapitja e një trupi në dietë vegane”, u shpreh nëna e saj për një gazetë ruse. E ëma thotë se nuk ishte dakord me regjimin strikt të së bijës dhe ishte përpjekur t’i mësonte zakone të shëndetshme të të ngrënit, por pa sukses.

Vitet e fundit rusja u bë edhe më strikte derisa në 7 vitet e fundit hante vetëm durian, një frut ekzotik me gjemba që njihet për aromën shpuese.