
Autobuzi me të ftuarit dhe një pjesë të balerinëve të “Dancing with the stars” përtej oqeanit është përfshirë në një aksident.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së martës në Iowa, SHBA për shkak të reshjeve të borës dhe mësohet se një shofer ka humbur jetën dhe 5 janë në gjendje të rëndë.
Siç kanë treguar dhe mediat amerikane kasti i ‘Dancing with the Stars’ dhe të ftuarit janë në gjendje të mirë por spektakli i kësaj radhe do të aullohet për shkak të plagëve që ata kanë marrë gjatë aksidentit.