
Qeveria ka marrë vendimin për të mbuluar shpenzimet e kurimit të aktorit Genc Fuga, i cili iu nënshtrua një operacioni të vështirë, për shkak të një goditje në tru.
Qeveria në mbledhjen e fundit ka miratuar vendimin për mbulimin e shpenzimeve të kurimit të aktorit Fuga, në vlerën 2 milionë lekë të reja.
Ishte bashkëshortja e aktorit të njohur, Eni Jani e cila para disa ditësh kërkoi ndihmën e miqve dhe kolegëve në rrjetet sociale për të kontribuar për mbledhjen e parave për operacionin e vështirë, i cili nuk mund të bëhej në spitalet shtetërore, por vetëm në ato private.