
Në shtator të vitit të kaluar, Arbana Osmani u bë nënë për herë të tretë. Moderatorja solli në jetë një vajzë, të cilën ajo dhe Edi e pagëzuan me emrin Zoi. Arbana ka qenë shumë hermetike me fotot e vogëlushes duke e postuar sa më rrallë, por pas kaq kohësh ka vendosur t’ja zbukurojë ditën ndjekësve. Moderatorja ka postuar dy foto të Zoit, e cila është rritur shumë që nga hera e fundit që e kemi parë. Arbana u ka uruar një mëngjes të mbarë ndjekëve me këto foto ku Zoi shihet duke qëndruar vetë në këmbë e veshur me një fustan të lezetshëm dhe karficë në kokë.