Nga Shqipëria / E Enjte 3 Gusht 2023, 01:01

Kryeministri njofton ndarjen nga bashkëshortja pas 18 vitesh martesë

Kryeministri kanadez Justin Trudeau dhe gruaja e tij Sophie Grégoire Trudeau po ndahen. Lajmin e dha vetë ai në një postim në Instagram këtë të mërkurë.

“Pas shumë bisedash domethënëse dhe të vështira me Sophie kemi vendosur të ndahemi. Mbetemi si gjithmonë një familje e afërt me dashuri të thellë dhe respekt për njëri-tjetrin dhe për gjithçka që kemi ndërtuar dhe do të vijojmë të ndërtojmë”, shkroi ai.

CNN shkruan se kryeministri kërkoi respektim të privatësisë, për të mirën e fëmijëve të tyre.

Trudeau dhe Sophie Grégoire u martuan në vitin 2005 dhe kanë 3 fëmijë.