
Një 28-vjeçar ka shpëtuar mrekullisht pas 10 orëve në mes të detit. I riu ishte nisur me një motor uji nga Porto Palermo drejt Borshit. Por për shkak të një defekti mjeti lundrues ishte fikur në mes të detit. Për pasojë, rrymat detare e kishin zhvendosur atë në drejtim të ishullit të Korfuzit. Operacioni për kërkimin dhe shpëtimin e tij nuk zgjati pak, por 10 orë.
Ai ishte nisur rreth orës 20:00, ndërsa policia mundi ta gjente vetëm në orën 06:20 të ditës së sotme në det të hapur. 28-vjeçari kishte shkuar 2.5 milje në thellësi të detit. Aktualisht ai është në gjendje të mirë shëndetësore.
“Falenderoj shumë Policinë Kufitare të Himarës dhe të Vlorës, pasi kam 10 orë që rri në det të hapur, për shkak të një defekti që pësoi motori i ujit, dhe rrymat detare më çuan drejt ishullit të Korfuzit. Desh Zoti më shpëtuan jetën shefat që erdhën me motor dhe më ndihmuan të dal në breg prapë se unë nuk kisha më shpresa, as fuqi”, tha i riu.
Burimi: tvklan