
Këngëtarja e dashur për publikun, Dafina Zeqiri ka pasur probleme me shëndetin dhe nuk mundi të performojë mbrëmë në Pejë. Menaxheri i artistes ndau publikisht deklaratën e anulimit të koncertit, duke mos treguar se çfarë ka ndodhur saktësisht.
“Kërkoj falje për mungesën në Pejë sonte për shkaqe shëndetësore, ju premtoj se shumë shpejt do t’ju sjelli një super show për ju! E juaja, Dafina”, thuhej në deklaratë.