Nga Shqipëria / E Premte 4 Gusht 2023, 14:02

Nga Rudina, Bieta deri te Olta Gixhari, VIP-at shqiptare janë mbledhur të gjithë në një vend dhe nuk është më sekret

Personazhet e njohur të ekranit kanë nisur pushimet, pas mbylljes së sezonit televiziv apo angazhimeve të tyre. Por ajo që bie në sy në rrjete sociale është se shumë prej tyre, pushimet kanë zgjedhur që t’i kalojnë në ishullin luksoz të Italisë, në Capri.

Ka aq shumë personazhe të njohur aktualisht që po vizitojnë Caprin sa duket sikur e kanë bërë me fjalë dhe janë mbledhur të gjithë atje.

Mes tyre janë Rudina Magjistari, Bieta Sulo, Olta Gixhari, Luana Vjollca, Emina Çunmulaj, Viola Spiro e të tjerë që jua sjellim në fotot më poshtë.

Rudina Magjistari
Bieta Sulo
Olta Gixhari
Luana Vjollca
Emina Çunmulaj
Viola Spiro
Antonela Berisha
Deborah Keci
Angela Martini