Nga Shqipëria / E Premte 4 Gusht 2023, 15:03

Celine Dion në gjendje të rëndë shëndetësore, nuk ka ilaç për sëmundjen

Celine Dion vuan nga sindroma e personit të ngurtë (stiff person syndrome), një gjendje e rrallë neurologjike që mund të marrë vite për t’u diagnostikuar dhe për të përshtatur trajtimin. Është e pashërueshme dhe rezulton në spazma të pakontrollueshme të muskujve.

Duke folur për Le Journal de Montreal motra e Celine, Claudette tha se për kengetaren po kujdeset motra e tyre Linda dhe ajo po konsultohet me specialistët e fushës.

“Nuk mund të gjejmë asnjë ilaç që funksionon, por të kesh shpresë është e rëndësishme. Sinqerisht mendoj se ajo më së shumti ka nevojë të pushojë. Ajo gjithmonë shkon mbi dhe përtej [kur performon], gjithmonë përpiqet të jetë më e mira dhe në krye. Në një moment, zemra dhe trupi juaj po përpiqen t’ju thonë diçka. Është e rëndësishme ta dëgjosh atë”, tha motra e këngëtares.

Megjithatë, Celine ka “dëgjuar sa më shumë studiuesit më të mirë në fushën e kësaj sëmundjeje të rrallë” dhe familja “beson” se ajo një ditë do të gjejë një mjet rehabilitimi që do t’i lejojë të rikthehet në skenë.