Nga Shqipëria / E Premte 4 Gusht 2023, 18:06

Keni bërë plane për plazh? Të shtunën shi, por ja si do jetë moti të dielën

Moti këtë fundjavë sjell surpriza jo shumë të këndshme për pushuesit në det. Këtë të shtunë, thuajse i gjithë territori do përfshihet nga reshjet e shiut, që sipas sinoptikanëve do bien në sasi të bollshme.

“Dita e shtunë pritet të jetë në ndikimin e vranësiravë të dendura që do gjenerojnë reshje shiu si fillim në orët e para të mëngjësit në zonat veriperëndimore, gjatë paradites thuajse githë territori shqiptar do jetë në dominimin e reshjeve të shiut, mesdita do sjellë dhe rebeshe shiu në ultësirën perëndimore.”, thotë sinoptikani Hakil Osmani për TV Klan.

Kjo stuhi tropikale tipike për muajin Gusht do të sjellë edhe rënie të ndjeshme të temperaturave.

“Temperaturat e ajrit priten që gjatë ditës së sotme të kenë një rënie të ndjeshme të tyre kryesisht gjatë orëve të mesditës pasi do të ketë një rënie me të paktën 5 apo 6 gradë Celsius, duke bërë që maksimumet të zbresin rreth vlerave 31 apo 32 gradë Celsius në ndonjë zonë të izoluar për qytetet e Ultësirës Perëndimore.”

Moti pritet të përmirësohet gjatë ditës së dielë.

“Dita e dielë do jetë nën ndikimin e vranësirave të shpeshta, herë pas herë momente të pakta me pika shiu, në Ultësirën Perëndimore do të jenë prezente në orët e para të mëngjesit, më pas mesdita dhe deri në mbrëmje do të kemi kryesisht mot të qëndrueshëm.”

Nga e hëna e javës së ardhshme në vend do dominojnë ditët me diell, të favorshme për plazh. Dita-ditës parashikohet që temperaturat të rriten, për të shkuar deri në 36 gradë Celsius.