Nga Shqipëria / E Shtunë 5 Gusht 2023, 14:02

Pushuesit në Shëngjin sfidojnë uljen e temperaturave dhe shiun

Reshjet intensive të shiut dhe uljet e temperaturave ditën e sotme krijuan trafik në hyrje-daljet e Lezhës. Në zonën bregdetare të Shëngjinit dhe Tales pushuesit e shumtë u larguan drejt qyteteve të tyre ose ka nga ata që pranuan t’i kalojnë në banesën e prenotuar në zonat bregdetare.

Disa pushues preferuan të lahen në det dhe të sfidojnë uljen e temperaturave dhe shiun.

Porti i Shëngjinit ndaloi qarkullimin e mjeteve lundruese si peshkarexha, skafet dhe varkat e vogla deri në njoftim të dytë.

Burimi: Klan News