
Mbrëmë u mbajt në Tiranë koncerti i Noizyt "Alpha show 2". Përveç Noizyt, në skenë u ngjitën edhe emra të njohur si Yll Limani, Dhurata Dora, Elvana Gjata, Era Istrefi, Ledri Vula, Buta e artistë të tjerë.
Menjëherë pas koncertit, Noizy hyri në Instagram për të falenderuar të gjithë ata që punuan për këtë koncert madhështor. Ai premtoi se do shihen sërish vitin tjetër me Alpha Show 3.
"Nuk mbaron. JU DUA SHIHEMI VITIN TJETER “ALPHASHOW3”
Dhe ju faleminderit gjithe ju qe ishit aty dhe gjithe ju qe punuat me mua nga I pari te I fundit pa perjashtime", shkruan Noizy.
View this post on Instagram