Nga Shqipëria / E Diel 6 Gusht 2023, 12:12

Ishin nisur për pushime, nënë e bijë humbasin jetën në aksident, babai dhe djali në spital

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen nënë e bijë ka ndodhur në Kroaci. Njomza Olluri Gashi dhe vajza e saj Olta janë dy viktimat nga Kosova, të cilat humbën jetën si pasojë e aksidentit.

Klan Kosova bën me dije se nga ky aksident, edhe burri i saj Safet Gashi dhe djali i tyre, mbetën të lënduar rëndë.

Foto nga vendngjarja

Kjo familje nga Pjetërshtica e Shtimes, me vendbanim në Abensberg, ishin nisur për në Kosovë nga Gjermania.

Nga po ky aksident pati edhe një tjetër të vdekur, i cili është një kroat nga Zara./klankosova