Nga Shqipëria / E Diel 6 Gusht 2023, 12:12

Kiara Tito bën xing me Arbana Osmanin dhe nuk është hera e parë

Kiara Tito merr gjithmonë vëmendjen me postimet e saj në Instagram dhe kështu ka ndodhur edhe sot. Moderatorja në postimin e fundit në Insta Story është shfaqur e veshur me një fustan rozë, të gjerë, me dekolte të hapur dhe me një fjongo në mes.

Por këtë fustan vetëm pak kohë më parë ja kemi parë edhe Arbanës në një nga prime-t e Big Brother VIP. E vetmja gjë që ndryshon është ngjyra. 

Mund të themi se Kiara dhe Arbana kanë pothuajse një stil të njëjtë në veshje pasi nuk është hera e parë që vajzat zgjedhin veshje të ngjashme. Pak para finales Kiara u pa e veshur me një kostum blu të gjerë, i njëjtë me të Arbanës.