Nga Shqipëria / E Diel 6 Gusht 2023, 15:03

Vesa Luma braktis Zelandën e Re dhe rikthehet në Shqipëri përfundimisht, zbulohet arsyeja që e bindi këngëtaren të qëndrojë

Vesa Luma është rikthyer në Shqipëri pas disa viteve qëndrimi në Zelandën e Re. Mesa duket këngëtarja së bashku me Big Bastën dhe djalin e tyre kanë vendosur të mos kthehen më në Zelandën e re.

Në një video të fundit në Insta Story Vesa tregon se vendi ynë ka nevojë për më shumë hite prandaj ka vendosur të qëndrojë e t'i përkushtohet muzikës.

"E kam një lajm të mirë, nuk do të kthehem mbrapsht në Zelandë, se kam përshtypjen se kemi nevojë për më shumë hite, hite që qëndrojnë gjatë, kështu që kam reflektuar, kam ardhur në përfundim që i duhem këtij vendi", tha Vesa.