Nga Shqipëria / E Hënë 7 Gusht 2023, 10:10

Fundjava ishte me shi, por ja si do jetë moti gjatë javës

Në fundjavë vendi u pushtua nga shiu duke bërë që dhe plazhet të boshatisen e shumë pushues të braktisin vendet bregdetare. Por java premton mot më të qëndrueshëm.

Ditët e para të javës vendi ynë në pjesën më të madhe të tij do të jetë nën dominimin e masave ajrore të qëndrueshme të cilat do të sjellin në territor mbizotërim të kthjellimeve. Gjatë javës moti do do të jetë i freskët e më pas do të vijojë rritja graduale.

Me afrimin e fundjavës temperaturat do të jenë mjaft komode për ata që duan të frekuentojnë plazhin.