
Më shumë se një javë pas publikimit të filmit "Barbie", rrjetet sociale janë plot me histori të vajzave që thonë se kanë rishikuar thellësisht marrëdhëniet e tyre pasi kanë parë filmin, i cili deri më tani ka fituar më shumë se 775 milionë dollarë në nivel global.
"A jam e çmendur që u ndava nga i dashuri për filmin Barbie?”, pyeti një vajzë në Reddit, përpara se të ndante historinë se si i dashuri i saj u ankua për temat feministe të filmit.
Në TikTok, një vajzë tjetër tha se filmi e frymëzoi atë të ndahej me të dashurin e saj pas një serie sjelljesh të këqija nga ana e tij: “Faleminderit, 'Barbie' që më fuqizove, që më dhe vetëbesim, që më bëre të kuptoj se meritoj më mirë.”
Theresa Arzate, 27 vjeç, nga Dallas, ndau në Twitter se reagimi i të dashurit të saj në kinema ishte arsyeja që e bëri të ndahej.
“Ai është një djalë i mire”, tha ajo për HuffPost, por “kishim probleme shumë kohë përpara se të shihnin filmin dhe "Barbie" theksoi se sa ndryshe e shohim botën”.
“Isha aq e përqëndruar në film saqë me të vërtetë as nuk e kuptova se si po e perceptonte atë derisa më pyeti: ‘A po qan?’ dy ose tre herë gjatë gjithë kohës”, tha ajo.
Melanie Butler, një 27-vjeçare nga Florida, gjithashtu postoi në TikTok se si shpreson që vajzat ta përdorin filmin për të kuptuar meshkujt me të cilët po njihen,
“Barbie na mëson të kemi empati me njerëzit e tjerë si dhe me veten tonë; nëse dikush është në gjendje të shprehë se si filmi i bëri ata të ndihen dhe jo thjesht tema të nivelit sipërfaqësor, kjo tregon se ata mund të njohin ndjenjat e tyre dhe t'i komunikojnë ato", tha ajo për HuffPost.
Vajza të tjera që e panë filmin i dhanë mbështetje regjisores Greta Gerwig për kapjen e kaq shumë përvojave "të vërteta" që kalojnë vajzat e gratë.