Nga Shqipëria / E Mërkurë 9 Gusht 2023, 12:12

Filmi ‘Barbie’ ndikon edhe te ndërhyrjet estetike, rritet numri i meshkujve që bëjnë botoks

Filmi i ri “Barbie” ka ndikuar jo vetëm në industrinë globale të argëtimit, por edhe tek ndërhyrjet estetike.

Një fenomen i çuditshëm është vërejtur në tregun britanik të bukurisë, pas promovimit të Barbie tek popullata mashkullore. Janë shtuar meshkujt që provojnë procedurat estetike për herë të parë, pas pandemisë.

Tregu i kozmetikës në Mbretërinë e Bashkuar tani vlerësohet të jetë me vlerë 500 milion pound, ndërsa Shoqata Amerikane e Kirurgëve Plastikë vëren se botoksi është rritur mqë nga viti 2000. Një sallon raportoi një rritje prej 83% të kërkesave për flokë bjonde dhe në numrin e shërbimeve të frymëzuara nga Barbie.